top of page

Bashkimi bën fuqi, andaj eja sëbashku ta realizojmë ndryshimin

Misioni i Fondacionit Bajrije Ljama është të promovojë dhe nxisë  zhvillimin akademik dhe personal të studentëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si një fondacion i krijuar në mërgatë ofron mbështetje në avancimin e dijes dhe aftësive duke dhënë kontribut në zhvillimin socio-ekonomik në vend. Forca e vërtetë e çdo përpjekjeje për bamirësi i japin njerëzit që besojnë në vlerën dhe sakrificën e pasurisë.  Andaj bëj mirësi kur të kesh mundësinë, sepse në çdo kohë nuk e ke mundësinë ta bësh atë. Përmes dorës tuaj të bamirësisë mundësoni lehtësimin e brengave të një studenti i cili lufton për një të ardhme më të ndritur.  Pra eja bashkohu dhe ti në këtë iniciativë që të lehtësojmë rrugëtimin e studentit.

bottom of page